INNOVACT / VIDEO CONTENT PËR BIZNESE

Biznesi yt.
Histori që
ia vlen të shihen.

Krijojmë video për restorante, klinika, dyqane dhe biznese shërbimi që duan të prezantohen qartë dhe të ndërtojnë besim te klientët.

10 ose 15 video. Nga ideja te editimi final.

Fol me ne në WhatsApp Shiko videot më poshtë

ZGJIDH VOLUMIN QË TË DUHET

  • Analizë, ide dhe skripte të personalizuara
  • Planifikim dhe xhirim brenda një dite
  • Editim, titra, muzikë dhe grafika
  • Dorëzim brenda 7 ditëve nga xhirimi

Menaxhimi i rrjeteve, publikimi dhe Ads nuk përfshihen. Shiko kushtet ↗

02 / PUNA JONË

Shiko çfarë krijojmë.

Tre video nga puna jonë me Buffalo Pizza dhe Selecta Care. Shtyp play dhe shikoji këtu.

01 / PRODUKTI NË VEPRIM

Buffalo Pizza

Trego çfarë të dallon.

Një recetë që e sjell produktin dhe procesin pranë audiencës.

Shiko projektin
02 / EKSPERTI PARA KAMERËS

Selecta Care

Shpjego. Ndërto besim.

Video edukative dentare për audiencën italiane, me mjekun në qendër.

Shiko projektin
03 / HUMOR & PERSONALITET

Buffalo Pizza

Jepi brandit karakter.

Një mënyrë më e lehtë dhe argëtuese për të komunikuar me ndjekësit.

Shiko projektin

Si do të dukej content-i për biznesin tënd?

Fol me ne në WhatsApp

03 / PROCESI

Ti njeh biznesin.
Ne organizojmë xhirimin.

Fillojmë me një bisedë të shkurtër në WhatsApp. Ekipi ynë kujdeset për idetë, prodhimin dhe editimin.

  1. 01

    Na trego biznesin.

    Në WhatsApp na dërgon profilin, objektivin dhe nëse ke një person që do të flasë në video. Diskutojmë paketën dhe vendin e xhirimit.

  2. 02

    Aprovo idetë.

    Pas pagesës rezervojmë datën. Të dërgojmë temat dhe idetë për aprovim; më pas përgatisim skriptet dhe planin e xhirimit.

  3. 03

    Një ditë xhirimi.

    Xhirojmë të gjithë paketën në një ditë të organizuar, me drejtim para kamerës dhe pamje të biznesit apo produktit.

  4. 04

    Merr videot finale.

    Brenda 7 ditëve nga xhirimi dorëzojmë videot e edituara, me titra, muzikë dhe grafika, gati për publikim.

Na dërgo profilin dhe objektivin e biznesit.

Fol me ne në WhatsApp

04 / ÇFARË MERR

Nga “çfarë të postoj?”
te videot gati.

01

Ide për biznesin tënd

Analiza, temat dhe skriptet lidhen me produktin, shërbimin dhe audiencën tënde.

02

Xhirim i përqendruar

10 ose 15 video realizohen në një ditë, me planifikimin e xhirimit të përfshirë.

03

Materiale të përfunduara

Merr videot me editim, titra, muzikë dhe grafika. Publikimin e organizon sipas planit të biznesit.

E diskutojmë bashkë çfarë i përshtatet biznesit tënd.

Fol me ne në WhatsApp

05 / PYETJET E SHPESHTA

Të qartë
përpara nisjes.

Lexo kushtet e bashkëpunimit ↗
Cilën paketë të zgjedh: 10 apo 15 video?

10 video kushtojnë 55,000 lekë; 15 video kushtojnë 75,000 lekë. Zgjedhja varet nga sa tema dhe produkte ke për të prezantuar dhe ritmi i publikimit. Na dërgo profilin në WhatsApp dhe e diskutojmë bashkë.

Duhet të kem një person që flet në video?

Mund të dalësh ti ose një person nga ekipi yt; ne të drejtojmë gjatë xhirimit. Nëse nuk ke një imazh, diskutojmë mundësinë që prezantimin ta realizojmë ne. Personi dhe çdo kosto përkatëse dakordësohen përpara nisjes.

A përfshihen Ads dhe publikimi?

Jo. Paketat përfshijnë prodhimin e videove. Menaxhimi i rrjeteve sociale, publikimi, menaxhimi i reklamave dhe buxheti që shpenzohet në platformat e reklamave diskutohen veçmas.

Kur bëhet pagesa dhe kur i marr videot?

Pas kryerjes së pagesës përcaktojmë dhe rezervojmë datën e xhirimit. Xhirimi i paketës bëhet brenda një dite; videot finale dorëzohen brenda 7 ditëve nga ajo datë.

Po nëse dua të ndryshoj një ide?

Temat dhe idetë i merr për aprovim përpara xhirimit. Ndryshimi i një ideje ose ribërja e një videoje pasi tema dhe ideja janë aprovuar tarifohet veç.

Ku realizohet xhirimi?

Na trego ku ndodhet biznesi yt dhe çfarë duhet të filmojmë. Vendin, organizimin dhe çdo kosto shtesë të udhëtimit, nëse aplikohet, i dakordësojmë përpara pagesës.

A garantohen shitje ose shikime?

Nuk premtojmë një numër të garantuar shitjesh, ndjekësish apo shikimesh. Video content ndihmon në prezantimin dhe komunikimin e biznesit; rezultatet varen edhe nga oferta, audienca, publikimi dhe shpërndarja.

E nisim me biznesin tënd?

Na shkruaj. Zgjedhim paketën dhe flasim për xhirimin.

Fol me ne në WhatsApp