Agjenci kreative social-first · Tiranë
VËMENDJE QËKTHEHET NËRRITJE.
Ndihmojmë bizneset të dallohen dhe të rriten përmes video content, ads dhe AI video.
01 / VIDEO CONTENT + META ADS
- Më e kërkuara
- Kontratë minimale 3 muaj
Video + Reklama
70,000lekë në muaj
Për kë: biznese që duan klientë nga Instagram dhe Facebook, jo vetëm shikime.
Çfarë merrni çdo muaj
- 10 video për rrjetet sociale
- Skriptet dhe idetë për çdo video
- Xhirim brenda një dite, në ambientin tuaj
- Montazh dhe titra
- Ngritja dhe ndjekja e reklamave në Meta (Facebook dhe Instagram)
- Raport mujor me numrat: sa u shpenzua, sa mesazhe dhe kërkesa erdhën
Nuk përfshihet: buxheti i reklamave. E paguani ju drejtpërdrejt te Meta. Rekomandojmë të paktën 200€ në muaj.
REZULTAT / BUFFALO PIZZA
- 835K
- shikime
- 2K → 10K
- ndjekës në 8 muaj


02 / VIDEO PRODUKTI ME AI
Hypermotion
35,000lekë për 3 video
Për kë: marka dhe produkte që duan reklamë me pamje premium, pa xhirim dhe pa studio.
Çfarë merrni
- 3 video nga 15 sekonda, të krijuara me AI nga fotot e produktit tuaj
- 3 hapje të ndryshme, që të testoni cila shet më shumë
- 2 rishikime
- 2 formate: vertikal për Reels dhe TikTok, katror për reklama
- Dorëzim brenda 5 ditësh pune
03 / PËR NDËRTUES DHE AGJENCI PRONASH
AI Render për ndërtues
nga30,000lekë
Për kë: kompani ndërtimi dhe agjenci pronash që shesin apartamente para se të mbarojë godina.

| Paketa | Çfarë merrni | Çmimi |
|---|---|---|
| Render Godine | 1 video deri në 30 sekonda e godinës nga jashtë, me logon dhe të dhënat e projektit | 30,000 lekë |
| Render Godine 3 | 3 video: godina nga jashtë, nga kantieri te godina e përfunduar, hyrja dhe oborri | 75,000 lekë |
| Lançim projekti | Planimetri 3D për 3 deri 5 tipa apartamentesh, video e vendndodhjes dhe 1 video kryesore 30 sekonda | nga 80,000 lekë |
04 / TRAJNIM INDIVIDUAL
- Çmim pilot për dy kursantët e parë
Trajnim individual: Foto & Video me AI
24,900lekë
Me Andi Lamaj, mësues me profesion dhe krijues fotosh e videosh me AI.
Për kë: pronarë biznesi, krijues përmbajtjeje dhe kushdo që do një aftësi të re. Nuk duhet përvojë.

05 / ME OFERTË
Shërbime të tjera, me ofertë
| Shërbimi | Çfarë është | Çmimi fillon nga |
|---|---|---|
| Motion | Video e animuar nga zero: animim logoje, video shpjeguese, infografikë | 10,000 lekë |
| HyperFrames | Tekst, logo dhe çmime në lëvizje mbi foton ose videon që keni | 8,000 lekë |
| Hypermotion, 1 video | Një video produkti 15 sekonda | 13,000 lekë |
| Render Planimetri | Planimetri 3D e një tipi apartamenti, deri në 30 sekonda | 30,000 lekë |
| Projekt privat | Ftesë dasme, ditëlindje, përvjetor, video kujtimi | 15,000 lekë |
| Projekt për markë | Reklamë kryesore 30 sekonda, video prezantimi, lançim produkti | 25,000 lekë |
| Videoklip dhe film me AI | Videoklip kënge, film i shkurtër, film reklamues. Çmimi varet nga gjatësia, historia dhe numri i skenave | 50,000 lekë për minutë. Oferta e saktë pas kontaktit |
| Mentorim reklamash | Ju i bëni vetë reklamat, Andi ju udhëheq: 2 takime në muaj | 15,000 lekë në muaj |
Klinikë dentare? Për klinikat kemi një studio të veçantë: dentaistudio.com ↗
06 / PUNA JONË
Portofoli
AI Video 3
- Hypermotion8S2 Energy DrinkReklamë hypermotion · 15 sekonda
- AI RenderKoshnica A&XHLançim projekti · 23 sekonda
- Projekt për markëFruvitaReklamë për markë · 15 sekonda
Video Content 10
- Video + ReklamaBuffalo PizzaNga 2K në 10K ndjekës · 8 muaj
Video ContentKoshnica A&XHVideo content · Drone · Social
Video ContentLa Griffe AcademyCreative campaign · Video content
Video ContentLakror AneVideo content · Social storytelling- Video ContentSelecta CareVideo content dentar për audiencën italiane
Video ContentOlimperoVideo promovuese
Video me dronBalkan MeatVideo me dron
Video ContentColourful LifeVideo promovuese
Video ContentDua OfertaVideo promovuese
Video ContentRikostrukioneVideo prezantuese
07 / PROCESI
Si punojmë
Analizë falas.
Shohim profilin dhe reklamat tuaja dhe ju tregojmë 3 gjërat që po ju kushtojnë klientë.
Oferta.
Ju dërgojmë paketën, datat dhe çmimin me shkrim.
Prodhimi.
Skripte, xhirim ose AI, montazh. Ju aprovoni para publikimit.
Raporti.
Çdo muaj shihni numrat dhe çfarë ndryshojmë muajin tjetër.
08 / PYETJE
Pyetje të shpeshta
A garantoni klientë të rinj?
Po, por është një proces që kërkon kohën e vet. Nisim me analizën e biznesit tuaj, pastaj testojmë mesazhe, video dhe reklama të ndryshme dhe përmirësojmë sipas numrave. Kjo nuk ndodh brenda një muaji, prandaj punojmë me strategji 3-mujore. Çdo muaj merrni një raport me çfarë u bë dhe çfarë solli.
Kush e paguan buxhetin e reklamave?
Ju, drejtpërdrejt te Meta, me kartën tuaj. Ne nuk marrim përqindje të fshehur mbi të.
Sa shpejt dorëzohen videot?
Paketa mujore: brenda 7 ditëve nga xhirimi. Projektet me AI: brenda 5 ditësh pune.
Po sikur të dua ndryshime?
Çdo paketë ka rishikimet e veta të përfshira. Çdo rishikim shtesë kushton 2,000 lekë. Xhirimet e përsëritura paguhen veçmas.
Pse video content ka kontratë minimale 3 muaj?
Sepse nuk bëjmë video të shkëputura. Për çdo biznes ndërtojmë një strategji 3-mujore: muaji i parë është testim i mesazheve, i dyti përmirësim sipas numrave, në të tretin duket rezultati. Një muaj i vetëm nuk tregon asgjë, as për ju, as për ne.
A mund të nis me diçka të vogël?
Po. Filloni me një projekt (Hypermotion ose Render) dhe kaloni te paketa mujore kur të shihni rezultatin.
Videot me AI a duken të rreme?
Shikoni portofolin dhe gjykoni vetë. Për rezultate reale (para dhe pas, pacientë, klientë) përdorim gjithmonë pamje reale, jo AI.
09 / KUSHTET
Kushtet e përgjithshme
- Paketat e video content për biznese (Video + Reklama dhe Video Content 10): kontratë minimale 3 muaj, sepse ndjekim një strategji 3-mujore. Pagesa në fillim të muajit. Pas 3 muajve kontrata vazhdon muaj pas muaji dhe ndërpritet me njoftim 30 ditë përpara.
- Menaxhimi i reklamave dhe mentorimi: muaj pas muaji, pa kontratë minimale.
- Projektet dhe trajnimet: pagesa 100% pasi dërgohet fatura. Nuk ka pagesë me pjesë.
- Punë urgjente, nën 48 orë: +30%.
- Punët tuaja nuk publikohen në portofolin tonë pa lejen tuaj.
