PËRDITËSUAR / 18 SHTATOR 2026
Politika e privatësisë
Innovact Marketing respekton privatësinë e vizitorëve dhe mbledh vetëm informacionin e nevojshëm për komunikim dhe matjen e performancës së website-it.
Formulari dhe WhatsApp
Të dhënat e plotësuara në formular përdoren për të krijuar një mesazh që hapet në WhatsApp. Mesazhi nuk dërgohet pa veprimin tuaj dhe website-i nuk ruan një kopje të formularit.
Biseda me Ilirin
Iliri është asistenti AI i Innovact Marketing. Përdorimi është opsional. Pas konfirmimit tuaj për fillimin e bisedës, mesazhet dhe fotot që dërgoni përpunohen nga OpenAI për të përgatitur përgjigje dhe një përmbledhje të nevojave të biznesit. Iliri nuk ka akses në llogaritë tuaja të rrjeteve sociale dhe mund të gabojë; ofertat dhe marrëveshjet përfundimtare konfirmohen nga ekipi.
Bisedat dhe fotot ruhen në infrastrukturën e website-it (Cloudflare) për përdorim nga ekipi i autorizuar i Innovact. Aksesi në to skadon pas 30 ditësh; bisedat e skaduara fshihen automatikisht gjatë aktivitetit pasues të shërbimit. Nga chat-i mund të zgjidhni “Fshi bisedën” në çdo kohë, ose të kërkoni fshirjen me email duke dhënë kodin e referencës. Mos dërgoni fjalëkalime, të dhëna pagese ose materiale me të dhëna të ndjeshme të klientëve tuaj.
Një cookie e nevojshme e sesionit lidh shfletuesin tuaj me bisedën, pa qenë cookie reklamimi. Në pajisje të përbashkëta, fshini bisedën pas përdorimit. Preferenca për mbylljen e përshëndetjes ruhet vetëm në sesionin e shfletuesit.
Përpara kalimit në WhatsApp, mund të kontrolloni dhe ndryshoni përmbledhjen. Mesazhi dërgohet vetëm kur shtypni “Dërgo” në WhatsApp. Fotot nuk transferohen automatikisht në WhatsApp; ekipi i sheh në panelin privat me referencën e bisedës. Fshirja nga website-i nuk fshin kopjet që keni dërguar veçmas në WhatsApp.
Analytics dhe reklamat
Website-i përdor Google Analytics, Google Ads dhe Meta Pixel për të matur vizitat, klikimet dhe konvertimet. Këto mjete aktivizohen vetëm pasi vizitori jep pëlqimin përmes banner-it të cookies.
Zgjedhja dhe tërheqja e pëlqimit
Zgjedhja “Prano” ose “Refuzo” ruhet në pajisjen e vizitorit, që banner-i të mos shfaqet në çdo faqe. Pëlqimi mund të ndryshohet në çdo moment nga butoni “Cookies” në fund të website-it.
Përkthimi i website-it
Kur vizitori zgjedh anglisht, italisht, gjermanisht ose frëngjisht, përkthimi realizohet përmes Google Translate. Gjuha e zgjedhur ruhet si preferencë funksionale në shfletues, që website-i të vazhdojë të shfaqet në të njëjtën gjuhë gjatë navigimit. Vizitori mund të rikthehet në shqip në çdo moment nga zgjedhësi i gjuhës.
Lidhjet e jashtme
Website-i përmban lidhje drejt WhatsApp-it, Instagramit dhe platformave të tjera. Përpunimi i të dhënave në ato platforma rregullohet nga politikat e tyre.
Kontakti
Për pyetje mbi privatësinë, kontaktoni Innovact Marketing në inovaaimarketing@gmail.com, përmes WhatsApp-it, profilit zyrtar në Instagram ose në adresën Rruga George W. Bush, Tiranë 1001.