HYPERMOTION · AI RENDER · MOTION
AI Video
Për marka dhe produkte që duan reklamë me pamje premium, pa xhirim dhe pa studio.


01 / VIDEO PRODUKTI ME AI
Hypermotion
35,000lekë për 3 video
Për kë: marka dhe produkte që duan reklamë me pamje premium, pa xhirim dhe pa studio.
Çfarë merrni
- 3 video nga 15 sekonda, të krijuara me AI nga fotot e produktit tuaj
- 3 hapje të ndryshme, që të testoni cila shet më shumë
- 2 rishikime
- 2 formate: vertikal për Reels dhe TikTok, katror për reklama
- Dorëzim brenda 5 ditësh pune
Kushtet: pagesa 100% pasi dërgohet fatura.
02 / PËR NDËRTUES DHE AGJENCI PRONASH
AI Render për ndërtues
nga30,000lekë
Për kë: kompani ndërtimi dhe agjenci pronash që shesin apartamente para se të mbarojë godina.
Çfarë na duhet nga ju: renderi ose imazhi 3D i arkitektit, logoja dhe të dhënat e projektit.
E rëndësishme: videoja e tregon godinën siç është në projektin e miratuar. Nuk shtojmë asgjë që nuk do të ndërtohet.
Kushtet: pagesa 100% pasi dërgohet fatura. Dorëzim brenda 5 ditësh pune (Lançim projekti: 10 deri 14 ditë).

| Paketa | Çfarë merrni | Çmimi |
|---|---|---|
| Render Godine | 1 video deri në 30 sekonda e godinës nga jashtë, me logon dhe të dhënat e projektit | 30,000 lekë |
| Render Godine 3 | 3 video: godina nga jashtë, nga kantieri te godina e përfunduar, hyrja dhe oborri | 75,000 lekë |
| Lançim projekti | Planimetri 3D për 3 deri 5 tipa apartamentesh, video e vendndodhjes dhe 1 video kryesore 30 sekonda | nga 80,000 lekë |
03 / ME OFERTË
Shërbime të tjera, me ofertë
| Shërbimi | Çfarë është | Çmimi fillon nga |
|---|---|---|
| Motion | Video e animuar nga zero: animim logoje, video shpjeguese, infografikë | 10,000 lekë |
| HyperFrames | Tekst, logo dhe çmime në lëvizje mbi foton ose videon që keni | 8,000 lekë |
| Hypermotion, 1 video | Një video produkti 15 sekonda | 13,000 lekë |
| Render Planimetri | Planimetri 3D e një tipi apartamenti, deri në 30 sekonda | 30,000 lekë |
| Projekt privat | Ftesë dasme, ditëlindje, përvjetor, video kujtimi | 15,000 lekë |
| Projekt për markë | Reklamë kryesore 30 sekonda, video prezantimi, lançim produkti | 25,000 lekë |
| Videoklip dhe film me AI | Videoklip kënge, film i shkurtër, film reklamues. Çmimi varet nga gjatësia, historia dhe numri i skenave | 50,000 lekë për minutë. Oferta e saktë pas kontaktit |
Klinikë dentare? Për klinikat kemi një studio të veçantë: dentaistudio.com ↗
04 / PUNA JONË
Portofoli
- Hypermotion8S2 Energy DrinkReklamë hypermotion · 15 sekonda
- AI RenderKoshnica A&XHLançim projekti · 23 sekonda
- Projekt për markëFruvitaReklamë për markë · 15 sekonda
05 / PYETJE
Pyetje të shpeshta
Sa shpejt dorëzohen videot?
Paketa mujore: brenda 7 ditëve nga xhirimi. Projektet me AI: brenda 5 ditësh pune.
Po sikur të dua ndryshime?
Çdo paketë ka rishikimet e veta të përfshira. Çdo rishikim shtesë kushton 2,000 lekë. Xhirimet e përsëritura paguhen veçmas.
A mund të nis me diçka të vogël?
Po. Filloni me një projekt (Hypermotion ose Render) dhe kaloni te paketa mujore kur të shihni rezultatin.
Videot me AI a duken të rreme?
Shikoni portofolin dhe gjykoni vetë. Për rezultate reale (para dhe pas, pacientë, klientë) përdorim gjithmonë pamje reale, jo AI.
06 / KUSHTET
Kushtet e përgjithshme
- Projektet dhe trajnimet: pagesa 100% pasi dërgohet fatura. Nuk ka pagesë me pjesë.
- Punë urgjente, nën 48 orë: +30%.
- Punët tuaja nuk publikohen në portofolin tonë pa lejen tuaj.