00 / PAKETAT DHE ÇMIMET

Paketat tona

Video që shesin, reklama që maten dhe AI që kursen xhirimin. Zgjidh paketën, ne bëjmë pjesën tjetër.

Kërko analizë falas

01 / VIDEO CONTENT + META ADS

  • Më e kërkuara
  • Kontratë minimale 3 muaj

Video + Reklama

70,000lekë në muaj

Për kë: biznese që duan klientë nga Instagram dhe Facebook, jo vetëm shikime.

Çfarë merrni çdo muaj

  • 10 video për rrjetet sociale
  • Skriptet dhe idetë për çdo video
  • Xhirim brenda një dite, në ambientin tuaj
  • Montazh dhe titra
  • Ngritja dhe ndjekja e reklamave në Meta (Facebook dhe Instagram)
  • Raport mujor me numrat: sa u shpenzua, sa mesazhe dhe kërkesa erdhën

Nuk përfshihet: buxheti i reklamave. E paguani ju drejtpërdrejt te Meta. Rekomandojmë të paktën 200€ në muaj.

Kushtet: kontratë minimale 3 muaj, sepse punojmë me një strategji 3-mujore për biznesin tuaj. Pagesa në fillim të muajit. Pas 3 muajve vazhdon muaj pas muaji dhe ndërpritet me njoftim 30 ditë përpara.

02 / VIDEO PRODUKTI ME AI

Hypermotion

35,000lekë për 3 video

Për kë: marka dhe produkte që duan reklamë me pamje premium, pa xhirim dhe pa studio.

Çfarë merrni

  • 3 video nga 15 sekonda, të krijuara me AI nga fotot e produktit tuaj
  • 3 hapje të ndryshme, që të testoni cila shet më shumë
  • 2 rishikime
  • 2 formate: vertikal për Reels dhe TikTok, katror për reklama
  • Dorëzim brenda 5 ditësh pune

Kushtet: pagesa 100% pasi dërgohet fatura.

03 / PËR NDËRTUES DHE AGJENCI PRONASH

AI Render për ndërtues

nga30,000lekë

Për kë: kompani ndërtimi dhe agjenci pronash që shesin apartamente para se të mbarojë godina.

AI Render për ndërtues
PaketaÇfarë merrniÇmimi
Render Godine1 video deri në 30 sekonda e godinës nga jashtë, me logon dhe të dhënat e projektit30,000 lekë
Render Godine 33 video: godina nga jashtë, nga kantieri te godina e përfunduar, hyrja dhe oborri75,000 lekë
Lançim projektiPlanimetri 3D për 3 deri 5 tipa apartamentesh, video e vendndodhjes dhe 1 video kryesore 30 sekondanga 80,000 lekë

Çfarë na duhet nga ju: renderi ose imazhi 3D i arkitektit, logoja dhe të dhënat e projektit.

E rëndësishme: videoja e tregon godinën siç është në projektin e miratuar. Nuk shtojmë asgjë që nuk do të ndërtohet.

Kushtet: pagesa 100% pasi dërgohet fatura. Dorëzim brenda 5 ditësh pune (Lançim projekti: 10 deri 14 ditë).

04 / TRAJNIM INDIVIDUAL

  • Çmim pilot për dy kursantët e parë

Trajnim individual: Foto & Video me AI

24,900lekë

Me Andi Lamaj, mësues me profesion dhe krijues fotosh e videosh me AI.

Për kë: pronarë biznesi, krijues përmbajtjeje dhe kushdo që do një aftësi të re. Nuk duhet përvojë.

Si zhvillohet

  • 4 javë, 8 takime individuale nga 45 minuta, 2 herë në javë
  • Në zyrë ose online
  • Vetëm ti dhe Andi: shembull, praktikë në laptopin tënd, korrigjim, detyrë e shkurtër

Çfarë krijon në fund: 3 fotografi në të njëjtin stil dhe 1 video vertikale 10 deri 15 sekonda për biznesin ose projektin tënd, plus një provë që e bën vetë me shembull të ri.

Programi

  • Java 1: ideja dhe plani me 3 pamje
  • Java 2: si shkruhet një prompt dhe 3 fotografitë
  • Java 3: nga fotoja te videoja dhe si rregullohen gabimet
  • Java 4: montazhi në CapCut dhe projekti final

Përfshihen: prompt-e të shpjeguara, modele për idenë dhe skenarin, listë kontrolli, vlerësim për çdo detyrë, 2 orare përgjigjesh në javë, qasje në materiale për 90 ditë.

Mjetet paguhen veçmas: rreth 50 deri 80 USD për 4 javë.

05 / ME OFERTË

Shërbime të tjera, me ofertë

Shërbime të tjera, me ofertë
ShërbimiÇfarë ështëÇmimi fillon nga
MotionVideo e animuar nga zero: animim logoje, video shpjeguese, infografikë10,000 lekë
HyperFramesTekst, logo dhe çmime në lëvizje mbi foton ose videon që keni8,000 lekë
Hypermotion, 1 videoNjë video produkti 15 sekonda13,000 lekë
Render PlanimetriPlanimetri 3D e një tipi apartamenti, deri në 30 sekonda30,000 lekë
Projekt privatFtesë dasme, ditëlindje, përvjetor, video kujtimi15,000 lekë
Projekt për markëReklamë kryesore 30 sekonda, video prezantimi, lançim produkti25,000 lekë
Videoklip dhe film me AIVideoklip kënge, film i shkurtër, film reklamues. Çmimi varet nga gjatësia, historia dhe numri i skenave50,000 lekë për minutë. Oferta e saktë pas kontaktit
Mentorim reklamashJu i bëni vetë reklamat, Andi ju udhëheq: 2 takime në muaj15,000 lekë në muaj
Kërko ofertë në WhatsApp

Klinikë dentare? Për klinikat kemi një studio të veçantë: dentaistudio.com ↗

06 / PROCESI

Si punojmë

  1. Analizë falas.

    Shohim profilin dhe reklamat tuaja dhe ju tregojmë 3 gjërat që po ju kushtojnë klientë.

  2. Oferta.

    Ju dërgojmë paketën, datat dhe çmimin me shkrim.

  3. Prodhimi.

    Skripte, xhirim ose AI, montazh. Ju aprovoni para publikimit.

  4. Raporti.

    Çdo muaj shihni numrat dhe çfarë ndryshojmë muajin tjetër.

07 / PYETJE

Pyetje të shpeshta

A garantoni klientë të rinj?

Po, por është një proces që kërkon kohën e vet. Nisim me analizën e biznesit tuaj, pastaj testojmë mesazhe, video dhe reklama të ndryshme dhe përmirësojmë sipas numrave. Kjo nuk ndodh brenda një muaji, prandaj punojmë me strategji 3-mujore. Çdo muaj merrni një raport me çfarë u bë dhe çfarë solli.

Kush e paguan buxhetin e reklamave?

Ju, drejtpërdrejt te Meta, me kartën tuaj. Ne nuk marrim përqindje të fshehur mbi të.

Sa shpejt dorëzohen videot?

Paketa mujore: brenda 7 ditëve nga xhirimi. Projektet me AI: brenda 5 ditësh pune.

Po sikur të dua ndryshime?

Çdo paketë ka rishikimet e veta të përfshira. Çdo rishikim shtesë kushton 2,000 lekë. Xhirimet e përsëritura paguhen veçmas.

Pse video content ka kontratë minimale 3 muaj?

Sepse nuk bëjmë video të shkëputura. Për çdo biznes ndërtojmë një strategji 3-mujore: muaji i parë është testim i mesazheve, i dyti përmirësim sipas numrave, në të tretin duket rezultati. Një muaj i vetëm nuk tregon asgjë, as për ju, as për ne.

A mund të nis me diçka të vogël?

Po. Filloni me një projekt (Hypermotion ose Render) dhe kaloni te paketa mujore kur të shihni rezultatin.

Videot me AI a duken të rreme?

Shikoni portofolin dhe gjykoni vetë. Për rezultate reale (para dhe pas, pacientë, klientë) përdorim gjithmonë pamje reale, jo AI.

08 / KUSHTET

Kushtet e përgjithshme

  • Paketat e video content për biznese (Video + Reklama dhe Video Content 10): kontratë minimale 3 muaj, sepse ndjekim një strategji 3-mujore. Pagesa në fillim të muajit. Pas 3 muajve kontrata vazhdon muaj pas muaji dhe ndërpritet me njoftim 30 ditë përpara.
  • Menaxhimi i reklamave dhe mentorimi: muaj pas muaji, pa kontratë minimale.
  • Projektet dhe trajnimet: pagesa 100% pasi dërgohet fatura. Nuk ka pagesë me pjesë.
  • Punë urgjente, nën 48 orë: +30%.
  • Punët tuaja nuk publikohen në portofolin tonë pa lejen tuaj.